Policia e shtetit ka vënë një shpërblim prej 1 milionë lek të reja për gjetjen e Gëzim Sarracit, personit që tentoi mëngjesin e djeshëm të vriste kryebashkiakun e qytetit të Lushnjës, Fatos Tushen.
Saraçi, i cili para katër vteve ka qenë shofer i Tushes, hodhi dje një granatë në zyrën e kreut të Bashkisë së Lushnjës.
Nga ky sulm mbetën të plagosur Fatos Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Ndërkohë nga Policia e Shtetit bëhet me dije se ka vënë në dispozicion 1 milionë lek të rinj për këdo që jep informacion të saktë mbivendodhjen e tentatorit.

Njoftimi i policisë:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Bashkinë e Lushnjës, ku shtetasi Gëzim Saraçi, 50 vjeç, hodhi në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë një granatë dore dhe për pasojë u plagosën jashtë rrezikut për jetën Kryetari i Bashkisë F. T. dhe sekretarja e Bashkisë shtetasja E. Q., ju informojmë se forcat speciale Renea, FNSH-ja e Fierit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe të DVP Fier vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.
Autori i kësaj ngjarjeje ka mundur të largohet menjëherë pas ngjarjes dhe dyshohet se është fshehur në territorin e qarkut Berat.
Me qëllim kapjen sa më shpejt të tij, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe vë në dispozicion 1 milionë lekë të rinj për çdo informacion të saktë që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Për çdo informacion sado të vlefshëm, qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, si dhe në numrin e celularit 069 41 07 337, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të strukturave të Policisë për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje./Përgatiti: arkiva.fjala.al/