Një vajzë e një djalë janë fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë në minutat e para të fillimit të këtij viti.
Mësohet se të dy bebat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe shtohet se gjatë ardhjes së tyre në jetë nuk ka pasur komplikacione.
Lajmi u bë publik nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, e cila ka bërë me dije se foshnjat kanë ardhur në jetë thuajse në të njëjtën kohë.
“Një djalë dhe një vajzë ?? janë bebat e parë që kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në minutën 1️⃣ të vitit 2020??”-shkruhet në postimin e Manstirliut.
Ajo bën me dije se në spitalin “Koço Gliozheni” në Tiranë ka lindur i pari një djalë, ndërsa në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” po në kryeqytet ka lindur e para një vajzë emri i së cilës është Emel./Përgatiti: arkiva.fjala.al/
