Ditën e djeshme në zyrat e kryebashkiakut të Lushnjes, një person sulmoi me granatë dore, ku mbetën të plagosur kryebashkiaku dhe sekretaria e tij.
Gëzim Saraçi, personi që hodhi granatën u lokalizua vetëm 50 minuta pas atentatit në qytetin e Beratit, por vazhdonë të jetë në kërkim.
Sipas ‘Abc News’ Saraçi e shantazhonte kreun e Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe me publikimin e disa materialeve kompromentues, të cilat i dispononte prej më shumë se një viti.
Njohja e Gëzim Saraçit me kreun e Bashkisë së Lushnjes është e hershme. Fatos Tushe nuk ka bërë asnjë kallzim penal në polici lidhur me shantazhet e vazhdueshme nga ish-shoferi i tij personal.
Në 2017 Gëzim Saraçi u largua për herë të fundit nga organika e bashkisë së Lushnjës, ndërsa burime nga brenda institucionit theksojnë se, e njëjta gjë kishte ndodhur edhe dy herë të tjera.