Me hyrjen e vitit 2020, ka hyrë në fuqi dhe paketa fiskale e cila parashikon rritje taksash për të dypunësuarit.
Paketa fiskale, detyron çdo person i cili është i dypunësuar të plotësojë deklaratën individuale të të ardhurave pavarësisht nëse ato e kalojnë apo jo vlerën e 2 milionë lekë në vit.
Përveç masës ligjore në paketën e ketij viti, qeveria ka vendosur që për një periudhë 9 mujore, qytetarët të mund të rivlerësojnë banesat e tyre me një pagesë tatim mbi fitimin për vetëm 3 % nga 15% që ishte më parë.
Ligji i jep mundësi qytetarëve dhe bizneseve që të bëjnë rivlerësimin e banesave në bazë të vlerës së tregut ose të çmimit të hartës fiskale që disponon Agjencia e Kadastrës.
Gjatë ketij viti edhe për bizneset parashikohen ndryshime të rëndësishëme në mënyrën e raportimit të trasaksioneve, i cili do ndryshojë tërësisht mënyrën e deklarimit të xhiros.
Fiskalizimi ose sic njihet ndryshe faturimi online do të hyjnë në fuqi më 1 shtator për biznesin e madh dhe në janar të 2021 do të nisë zbatimi për biznesin e vogël.arkiva.fjala.al/