Një 40-vjeçar shqiptar, banues në Itali, akuzohet se ka dhunuar partneren e tij e më pas ka kërcënuar edhe mjekët.
Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari është indetifikuar si Shpëtim Shehi, pasi dhunoi partneren e tij ka shkuar në polici për të nënshkruar një detyrim që në fakt nuk kishte lidhje me ngjarjen. Kur Shehi është kthyer në banesë dhe ka parë ambulancën është nevrikosur dhe ka filluar të kërcënojë më një thikë kuzhine të gjithë.
40-vjeçari u arrestua nga Policia Italiane menjëherë, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet se përse ka nisur konflikti mes partnerëve.arkiva.fjala.al/