Vjen edhe rrëfimi i parë i familjarit të Kastriot Reçit i cili u nda me të vetëm pak sekonda para se sa t`i merrej jeta. Sipas tij ishte një telefonatë në çastet e fundit të jetës, ndaj edhe e kishte lenë vetëm.
Vëllai i Kastriot Reçit, biznesmenit 47-vjeçar që u vra dje me snajper në Rrëshen ka treguar dinamikën e ngjarjes së rëndë, ku dhe ai vetë ishte dëshmitar. Ata ishin ndarë vetëm disa sekonda. Ai ka rrëfyer se e ka gjetur vëllanë të shtrirë përmbys dhe nuk ka pasur shumë gjak, ndaj e kanë dërguar menjëherë në spital por aty është konstatuar se kishte ndërruar jetë në vend. Plumbi, siç tregon ai ka qenë mes shpatullave.
“Ne sapo kishim parkuar makinën dhe u nisëm drejt lokali ‘Mirdita’. Kastrioti po fliste në telefon dhe unë vazhdova më para dhe u futa në lokal. Akoma nuk isha ulur në karrige kur dëgjova njerëz tek bërtisnin dhe grumbulloheshin.
Dola menjëherë i habitur pasi as krisma nuk dëgjova, dhe pashe vëllanë të shtrirë përmbys. Nuk kishte shumë gjak në rrugë dhe menjëherë e dërguam tek spitali. Kur e zhveshëm në spital, pamë që ai kishte marrë një plumb mes dy shpatullave dhe kishte ndërruar jetë menjëherë”, ka rrëfyer për të afërmit vëllai i viktimës.
Ceremonia e varrimit e 47-vjeçarit do bëhet sot në orën 14:00. Brenda dy vitesh, 2 nga 7 vëllezërit Reçi janë vrarë në atentate. arkiva.fjala.al/