Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi denoncoi sot se 12 mijë pedagogë nuk kanë marrë ende pagat e dhjetorit.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Vokshi sqaron se Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin.
Postimi i plotë i Albana Vokshit
Ndërkohë që pagesat për Vilmën, Ilirin, Majlindën, Janin (apo atyre që janë pas 4 Koncesioneve në Shëndetësi) nuk vonojnë asnjë ditë, 12 mijë pedagogë ende nuk kanë marrë pagat e tyre.
Nga informacionet që kemi, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin. Duke pasur parasysh procedurat zyrtare, në rastin më të mirë pagat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16-17 duke krijuar vështirësi të mëdha në çdo familje sidomos pas festave të fund vitit. Si mund të shtyjnë muajin 12 mijë familje që burimin e vetëm të të ardhurave kanë vetëm pagat e tyre?
Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë. arkiva.fjala.al/