Ndikimi ekonomik i zjarreve të Australisë i tejkalon kostot prej 4,4 miliardë dollarë. Zjarret jo vetëm që do dëmtojnë besimin e konsumatorit por do të shkatërrojnë industri të tëra si bujqësia dhe turizmi.
Rreziku i dëmtimit të ekonomisë është i lartë sepse sezoni i zjarrit i duhen edhe disa muaj që të mbarojë.
Ekonomistja e Moody Analytics, Katrina Ell tha se zjarret do të shkatërrojnë më tej besimin e konsumatorit , duke rritur shanset për një ulje të normës së jetesës muajin që vijon. Kjo do të shkaktojë dëme në ekonomi për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit dhe dëmeve të drejtpërdrejta për industri si bujqësia dhe turizmi .
Deri më tani zjarret kanë shkatërruar të paktën 8.4 milion hektarë në të gjithë vendin.
Zjarret e vitit 2009 vranë 173 njerëz dhe shkatërruan pothuajse tërësisht qytetin e Marysville.
Turizmi është një shtyllë e fortë për Australinë. A do ta rimarrë veten Australia përpara krizës tjetër të ardhshme?/arkiva.fjala.al/