Pasi Irani mbajti përgjegjësi për rrëzimin e avionit të Ukrainës ku vdiqën 176 pasagjerë , presidenti Volodomyr Zelenskiy tha se pret kompensim nga Teherani.
“Irani ka pranuar fajësinë për rrëzimin e aeroplanit, por ne insistojmë në pranimin e plotë të fajësisë.
Ne presim që Irani të garantojë gatishmërinë për hetime të plota, për të vënë para drejtësisë fajtorët, të kthejë trupat e pajetë dhe të paguaj dëmshpërblimin, si dhe kërkim falje zyrtare përmes kanaleve diplomatike”, – u shpreh Volodomyr Zelenskiy
Sipas njoftimit të Iranit, thuhet se ushtria ka ngatërruar aeroplanin duke e konsideruar si kërcënim pasi kishte kaluar pranë qendrës ushtarake të Gardës Revolucionare. Nga ana tjetër Irani ka premtuar se do të vë para drejtësisë ata që kanë kryer sulmin.
Presidenti Iranian Hassan Rohani, e quajti incidentin “tragjedi të madhe dhe gabim të pafalshëm”./arkiva.fjala.al/