Kanë vazhduar edhe ditën e sotme operacionet e evakuimit në qytetin e Dortmundit të Gjermanisë pasi u zbuluan bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore.
Autoriteti rregullator i qytetit filloi evakuimin e njerëzve nga një pjesë e populluar e qytetit në orët e para të mëngjesit.
14000 personave u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe u vendosën në strehim emergjence në një shkollë.
“Hyrja kryesore në stacionin qendror të trenit është mbyllur”, shkroi në rrjetin social “Twitter” operatori hekurudhor “Deutsche Bahn”.
Dy nga katër bomba të dyshuara janë konfirmuar të jenë bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore. Autoritetet kanë planifikuar t’i çaktivizojnë ato sot.arkiva.fjala.al/