Rap-artistja Loredana Zefi, për herë të parë në në një intervistë ka folur gjerë e gjatë pas ndarjes nga Mozzik. Sipas saj, lidhja me Mozzik ishte shumë e mirë dhe nuk ishte arsye për tu ndarë.
Ndërkohë, një reagim rreth kësaj erdhi nga ish-partneri i saj, Mozzik, i cili përgënjeshtron tërësisht përgjigjen e saj.
“Ti je nanë, e një nënën nuk i ka hije me gënjy, sepse është ligësi.. e një nanës nuk i ka hije me gënjy. E atë engjullin e vogël mos e përdor me u viktimizu, me u bë viktimë, kinse e dashur.. çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e don të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë! Mua më njef ti, familja jote, rrethi yt kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin edhe ty. Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë por ja që te ti po njifka sepse je shumë e re në këtë lëmi. E ti shumë mirë e din edhe njerëzit e tu se përse unë jam larguar prej teje, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Mos u mburr me krenarinë e gabuar, po të gënjen egoja.
Rrafsh tri vite isha për ty si në të mirë e si në të keq dhe do isha ende po të mos e bëje bërllog ti. Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë nuk ia kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasia. Do ngelesh nana e qikës tem, t’i uroj më të mirat. Hera e fundit që flas për këtë temë. Po më vjen marre mu marrë me ksi sene palidhje filma seriala, por as nuk lejoj me ma njollos emrin e as të familjes time. Nuk kam nevojë të ju tregoj më shumë më”, -shkruan Mozik./arkiva.fjala.al/
