Në Klinikën Infektive në Kosovë gjenden të shtruar nga koronavirusi rreth 56 pacientë.
Sadie Namani, infektologe, ka njoftuar janë gjithsej 43 raste të reja, ndërsa janë në pritje të rezultateve për 10 të dyshuar me Covid-19.
QKUK-ja ka publikuar këtë raport të Namanit, duke njoftuar se gjendja e pacienteve të sëmurë me Covid -19, për disa është e qëndrueshme, ndërsa e disa të tjerëve në gjendje më të rëndë, midis tyre dhe një grua.
“Nga 43 raste të sëmurë me Covid- 19, 36 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Një paciente ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës dhe ka përkeqësim të gjendjes, është në ventilim mekanik”, thuhet në njoftim.
“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitive me Covid -19 vazhdojnë të jenë 3 infermiere në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, përfundon raporti.