Hong Kongu është vënë sërish në karantinë me 32 raste të reja dhe me një total prej 714 persona të infektuar.
Pas dy muaj bllokimi, kur urgjenca dukej se ishte drejt përfundimit, shifrat e reja të të infektuarve me koronavirus të lëshuara nga Qendra për Mbrojtje të Shëndetit (PK) i detyrojnë autoritetet për një bllokim të ri.
Fajtorë për infektimet e reja sipas zyrtarëve janë qytetarët europian dhe amrikano veriorët të cilët në pak ditë kanë trefishuar numrin e të infektuarve me koronavirus.
Pas gati 3 muaj mbyllje Hong Kongu duhet të të përballet sërish me masa për të frenuar koronavirurin. Rrugët që po ktheheshin ngadalë në normaletet boshatisen sërish, madje transporti publik i cili prej disa ditësh filloi të hapej u mbyllen.
Janë mbyllur zyrat e dyqane dhe aeroporti ka ndaluar fluturimet nga jashtë shtetit. Anulohen dhe koncertet të cilat sipas autoriteteve janë bërë shkak i 43 të infektuarve të fundit shkruan ‘The Guardian’.