Matt Hancock, ministër i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, ka shpalosur sot strategjinë për luftën me koronavirusin, e cila parashikon që deri në fund të muajit prill të jetë e mundur për të testuar 100 mijë njerëz në ditë.
Ky është një hap i rëndësishëm i Londrës për të luftuar me COVID-19 dhe vjen pas kritikave të ashpra ndaj Qeverisë për mos-realizimin e testeve.
Edhe Britania ishte rezervuar në kryerjen e testeve masive, por ashtu siç ka bërë me dije edhe Organizata Botërore e Shëndetit, lufta me koronavirusin fitohet vetëm nëpërmjet testeve masive.