Bilanci i të prekurve me Covid-19 në Spanjë vazhdon të rritet me ritme të larta. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 950 persona.
Një rritje me afër 100 viktimash nga dita në ditë për Spanjën pasi dje kishte 864 të vdekur nga koronavirus.
Po ashtu numri total ka shkuar në 10 mijë nga 9 mijë që shënonte dje teksa numri i të infektuarve ka kapur 110 mijën po aq sa Italia, dhe pse kjo e fundit nuk ka përditësuar ende të dhënat e sotme.
Sa i përket rasteve të reja Spanja ka shënuar 8 mijë vetëm në 24 orët e fundit.