Masa e Qeverisë për të mos paguar qiratë, e cila ka ngjallur shumë reagime, do të zbatohet për muajt prill dhe maj. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë emisionit “Opinion”, i cili përsëriti se kjo është luftë dhe secili duhet të kontribuojë.
Pra, qiramarrësi nuk do të paguajnë qiranë te qiradhënësi deri më 31 maj.
Këto dy muaj që nuk do të paguhen tani, Rama tha se do të jepen nga qiramarrësi në mënyrë proporcionale në muajt e ardhshëm ose deri në përfundim të kontratës.
I pyetur për ata individë që qiranë e kanë të domosdoshme për ta marrë, Rama tha se do të ketë trajtim specifik, por pa dhënë më shumë detaje.
Biznesi i vogël, personat që jetojnë në banesa me qira dhe u është pezulluar puna, si dhe studentët nuk do të paguajnë qira te qiradhënësi, ose ky i fundit do të denoncohet te Tatimet.