Kryeministri Edi Rama në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë” i është përgjigjur disa pyetjeve të Arian Çanit.
Në një lidhje me emisionin “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama u pyet se kujt do ia lerë drejtimin e qeverisë nëse infektohet nga koronavirusi.
“Timonin do ta mbaj vetë tek respiratori, drejtimin ta marrë kush të dojë”, u shpreh Rama.
“Po ‘Ben Tigrit’ çfarë porosie do t’i lije?”, e pyeti moderator Arjan Çani, ndërsa Rama u përgjigj: “Do i them, o ti o korona duhet të keni ikur kur të dalë nga këtu.”
Sipas kryeministrit, nëse Shqipëria nuk do të kishte zbatuar këto masa ekstreme, numri i viktimave nga COVID-19 mund të arrinte edhe në 18 mijë.
“Kemi shumë pak të vdekur në krahasim se çdo kishim se jemi mbrojtur shumë shpejt. Të tjerët po të mos ishin mbrojtur, do ishin zënë rrugët nga të vdekur. Projeksioni i Shqipërisë pa mbrojtje do ishte 18 mijë të vdekur, e kam parë edhe të publikuar nga të tjerë ekspertë. Ky virus ka dhe një problem të madh, nuk di si t’i dilet përpara, se mund të ndryshojë natyrë. Rikthimi i tij në vjeshtë, një mundësi është të rikthehet më i dobët, ose më i fortë. Gripi spanjoll goditi fortë në rikthim. Është komplet e panjohur loja, është një shah që e luan me një alien, jo me një shahist përballë”, është shprehur kryeministri.