Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka publikuar një shprehje të Profetit Muhamed, ku thuhet se "nuk ka gjë që peshon më shumë në peshoren e besimtarit në ditën e Qametit, sesa sjellja e mirë".
Ky postim i kryeministrit me siguri është një apel për të ndërgjegjësuar qytetarët që të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit në vendin tonë.
Kujtojmë se nga koronavirusi në Shqipëri janë infektuar 277 persona, nga të cilët 16 kanë humbur jetën dhe 76 janë shëruar.
E vetmja mënyrë që të ndihmojmë njerëzimin nga kjo pandemi është që të qëndrojmë në shtëpi.arkiva.fjala.al/