Një 32-vjeçar është qëlluar për vdekje nga policia pasi kishte shkelur rregullat e karantinimit duke dalë nga shtëpia në rrugë.
I riu ishte duke ecur me biçikletë, ndërsa është ndalur nga dy efektivë policie. Ata i kanë kërkuar mjetin e identifikimit 32-vjeçarit, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë armën.
Në këtë moment, dy policët kanë vepruar me shpejtësi duke qëlluar drejt tij. Njëri prej efektivëve mbeti i plagosur gjatë të shtënave por kolegu i tij neutralizoi autorin duke e lënë të vdekur në vend. Ai mori një plumb në bark dhe në mollaqe.
32-vjeçari Jonathan Rodríguez u dërgua në spital por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra, ndërsa polici ia hodhi paq, duke u plagosur në shpatull.
Rodríguez ishte arrestuar më parë për grabitje, abuzim seksual dhe arratisje nga burgu.
E gjithë ngjarja është filmuar në Bogota të Kolumbisë, ku shteti ka marrë masa të forta për izolimin e qytetarëve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit./Përshtati nga LiveLeak për arkiva.fjala.al/, B. Quku