Kriza që ka prodhuar koronavirusi ka ngritur pyetje të shumta nga shumëkush, e midis tyre, është ajo se a do të kemi ushqim mjaftueshëm për të përballuar këtë situatë?
Një nga pyetjet që po bëhet shpesh është se a do të ketë ushqim Evropa në planin afatgjatë në rast se kjo situatë do të vijojë pa një afat të caktuar.
“Evropa nuk do të vdesë nga uria për shkak të koronavirusit, por pandemia ka filluar të japë shenjat e para të krizës në supermarkete” , shkruan Politico.
Nënkryetari i marrëdhënieve nga kompania Nestle, Bart Vandeëaetere shprehet se shpërndarja e ushqimit po ndodh me vonesë jo se nuk ka ushqime por për shkak të masave të marra nga qeveritë mbi koronavirusin.
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e KB parashikon se do të ketë mungesë të caktuar të produkteve veçanërisht perimeve, por çmimet e ushqimit nuk pritet të rriten në këtë situatë.
Ata paralajmërojnë se mungesa të konsiderueshme të ushqimit mund të vërehen deri në prill dhe maj.
Profesori i ekonomisë Cheng Guiqian nga Universiteti Tongji në Shanghai parashikon se “nëse epidemia nuk kontrollohet në mënyrë efektive, mungesa të rënda ushqimore do të pasojnë në të gjithë botën”, veçanërisht në vendet e botës së tretë.
Megjithatë, Bashkimi Evropian po punon për një plan B nëse situata vështirësohet edhe më shumë apo del jashtë kontrollit.