Simptomat e koronavirusit nuk janë hulumtuar të gjitha deri më tani. Sipas shkencëtarëve të New York University të cilët kanë marrë në analizë 53 mostrat e pacientëve nga qyteti Wenzhou në Kinë kanë zbuluar edhe simptoma të reja.
Sipas Megan Coffee, infektologe dhe udhëheqëse e këtij studimi ka bërë të ditur edhe tri simptomat e reja të koronavirusit, shkruan The Mirror
Rritja e aminotransferazës
Faktori i parë është ngritja e lehtë e alaninës së aminotransferazës (ALT), enzimë e cila është e pranishme në qelizat e mëlçisë. Përqendrimet të këtyre enzimave flasin për shkatërrimin apo dëmtimin, në rend të parë, të mëlçisë (infeksioni akut apo dëmtimi toksik i mëlçisë cirroza apo kanceri i mëlçisë) dhe infarkti imiokardit.
Dhimbje të mëdha të muskujve
Faktori i dytë e rrezikshëm janë dhimbjet në muskujt e njohur si mialgji. Mialgjia shfaqet për shkak të faktorëve të ndryshëm etiologjikë: lëndimet, traumat, punës intensive fizike dhe të lodhshme. Gjithashtu shfaqet pas incidentit akut të dhembshëm në muskujt përkatës. Sipas raportit të SZO-së, rreth 15 për qind të të gjitha rasteve të shënuara të koronavirusit kanë ndjerë dhimbje në muskuj dhe kyçe.
Rritja e Hemoglobinës
Faktori i tretë është rritja e nivelit të hemoglobinës, proteinë e cila transporton oksigjenin në gjak.
Nëse pacienti është në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit, në këtë rast ngrihet prodhimi i qelizave të kuqe të gjakut në mënyrë që të kompensojë mungesën kronike të oksigjenit për shkak të punës së keqe të mushkërive.
Sipas hulumtuesve nëse këta tre faktorë janë të pranishëm, atëherë komplikimet janë edhe më të mëdha nëse prekeni nga koronavirusi.