Shqiptarët emigrantë të cilët kanë mbetur të bllokuar në Greqi nga mbyllja e kufijve, kanë tentuar të futen ilegalisht në Atdhe.
Gjashte emigrantë janë kapur nga forcat e FRONTEX në tentativë për të hyrë në vend përmes malit, sipas një raportimi të Ora News.
Ata janë gjobitur dhe më pas janë lënë të lirë me kusht që të karantinohen në shtëpi për një afat 14 ditor.
Ndërkohë 7 shtetas të tjerë shqiptarë kanë mbetur në tokën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë.
20 shtetas të tjerë janë kthyer sërish drejt Greqisë.