Shkencëtarët australianë kanë bërë një zbulim mjaft të rëndësishëm mbi një ilaç që mund të vrasë ‘Covid-19’ në 48 orë.
Ilaçi i përshkruar për trajtimin e zgjebes thuhet se ndalon zhvillimin e koronavirusit dhe mund te ndihmojë në luftimin e infeksionit
Medikamenti i quajtur “Ivermectin” përdoret për infeksione parazitare, por studiuesit australianë besojnë se mund të jetë i dobishëm kundër COVID-19.
Sipas testeve te bera ky medikament kishte ulur nivelin e virusit me 99.8 përqind brenda 48 orëve dhe pas tre ditesh ai rezultonte i eliminuar plotesisht.
Në studimet e kryera nga Instituti i Biomjekësisë (BDI) në Universitetin Monash në Melbourne, në bashkëpunim me Institutin Doherty, në fakt u zbulua se “Ivermectin” (antiparasitik i disponueshëm në të gjithë botën dhe i njohur nga Agjensia e Drogave Amerikane) ia del mbanë për të eleminuar ngarkesën virale të koronavirusit në dy ditë.
Shkencëtarët thanë se ky mendikament nuk duhet përdorur kurrsesi vetë dhe se do të duhet shumë kohë për të studiuar efektivitetin e tij te njerëzit.
“Tani duhet të përcaktojmë nëse doza që mund të përdoret tek njerëzit është efektive”- thonë studiuesit, duke pohuar se ky do te ishte hapi tjetër i punës.