674 persona të tjerë kanë vdekur në Spanjë pasi rezultuan pozitiv me Covid-19. Numri i vdekjeve deri më tani arrin në 12.418, ndërsa sot është hera e parë që vdekjet ditore kanë rënë nën 800.
Gjithsej janë konfirmuar 130.759 persona të infektuar me koronavirusin, Covid-19, duke e bërë Spanjën vendin e dytë më të prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara.
Të shtunën, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha se do të zgjasë izolimin e vendit për 15 ditë të tjera deri më 26 prill.
Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, kryeministri Sanchez tha se masat e bllokimit po fillonin të tregonin rezultate pozitive duke ‘shpëtuar jetë’, por ai paralajmëroi se 26 prill nuk do ishte fundi i izolimit.