Kryeministri Edi Rama ka akuzuar paraardhësin e tij, ish-kryeministrin Sali Berisha, se po nxit rrëmujën në vend dhe nëpërmjet saj një valë vdekjesh në të gjithë vendin. Duke komentuar situatën e krijuar në kufijtë e vendit, ku dhjëtra emigrant vijojnë të jenë të bllokuar, Rama tha se Berisha është duke nxitur konfliktin me policinë.
Gjithsesi, Rama bëri me dije se në Shqipëri do të lejohen të hyjnë ata shqiptarë që kanë një emergjencë. Por, theksoi Rama, ata shqiptarë që do duan të kthehen duhet të kenë parasysh se do të vetëkarantinohen në hotele dhe pagesën do e bëjnë nga xhepi i tyre.
Vetëm në këtë mënyrë, tha kryeministri, mund të shmanget katastrofa.