236 është numri i rasteve aktive në Shqipëri të personave të infektuar me koronavirus, ndërkohë që 104 të tjerë konsiderohen tashmë të shëruar. Numri i vdekjeve arriti dje 21.
Nga personat që vijojnë të kenë ende simptomat e COVID-19, një numër i vogël i tyre po marrin trajtim në spital, pasi pjesa më e madhe janë vetëizoluar në banesa.
Tirana ka aktualisht 103 persona pozitiv me COVID-19, ndërkohë 69 prej tyre ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. Kryeqyteti ndiqet nga qyteti i Shkodrës ku nga 39 persona pozitiv, 32 janë vetëizoluar. Edhe në Durrës 22 persona janë vetëizoluar, ndërsa 9 ndodhen të shtruar në spital.
Ministria e Shëndetësisë bën vazhdimisht thirrje që qytetarët të vetëizolohen në banesa kur nuk kanë komplikacione të rënda, pasi spitalet nuk kanë kapacitetet e mjaftueshme për flukse.

