Kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa masa të reja shtrënguese në kuadër të luftës me koronavirusin. Kush thyen këto masa, sipas kryeministrit rrezikon edhe burgun.
“Marrjen e automjeve nga familja apo edhe nga persona të tjerë do të ndëshkohet me disa vite, kjo është për t’u caktuar të heqjes së patentës me sekuestrimit të po aq viteve të makinës dhe heqje lirie. Marrjen në makinë të një pensionisti do ndëshkohet gjithashtu. Do hapim orarin e lëvizjes për të bërë pazar, do e bëjmë 90 minuta. Hapja e aktivitetit të ndaluar do dënohet me burg, heqje patente, sekuestrim të makinës dhe sekuestrimin e gjithçkaje që ka aty brenda. Nuk ka rrugë tjetër, masat duhen lehtësuar pak nga pak për 99.9% të njerëzve që respektojnë rregullat, që sakrifikojnë, që mbajnë fëmijët brenda, që përkujdesen për të moshuarit, që orën e lejuar e përdorin edhe për prindërit t’i çojnë ushqime, për të shkuar e kthyer nga puna”, tha Rama.