Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka marrë lajmin më të keq të jetës së tij. Spanjollit i ka vdekur e ëma pasi ishte goditur nga koronavirusi.
Sipas mediave spanjolle, Dolors Sala Carrio ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare, në Barcelonë. Humbjen tragjike të njeriut të tij të afërt e ka bërë publike edhe klubi i Manchester City-it në Twiiter ku ka shprehur edhe ngushëllimet për trajnerin spanjoll spanjoll.
“Familja e Manchester Cityt shpreh ngushëllime për vdekjen e nënës së Pep, Dolors Sala Carrio. Klubi dërgon ngushëllimet më të përzemërta në këtë kohë”-, thuhet në deklaratën e klubit anglez.
Everyone associated with the club sends their most heartfelt sympathy at this most distressing time to Pep, his family and all their friends.
— Manchester City (@ManCity) April 6, 2020
Guardiola dhuroi së fundmi rreth 1 milion euro për spitalet në Spanjë për luftuar koronavirusin, kur tashmë numri i të prekurve ka shkuar në 135 mijë, ndërsa numri i të vdekur ka arritur në 16 mijë njerëz.