Kryeministri Edi Rama paralajmëron se do të ketë rritje të ndëshkimeve për ata persona që nuk respektojnë masat kufizuese të vendosura për shkak të koronavirusit. Masat e reja ndëshkimore do të bëhen publike sot.
“Vetëm disiplinimi i plotë këtë javë na hap shtegun për lehtësimet me pikatore. Brenda ditës sot gati rritja e ndëshkimeve, që i hap rrugë lehtësimeve shkallë-shkallë në vijim”, shkruan Rama teksa publikon foto nga tregjet e kryeqytetit.
Numri i të infektuarve në vend ka arritur në 377.