Regjistrohet në Shtetet e Bashkuara rasti i parë i transmetimit të koronavirusit nga njeriu te kafshët. Një tigër femër (4 vjeç) në kopshtin zoologjik Bronx, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Nadia, së bashku me gjashtë mace të tjera të mëdha, janë infektuar nga një rojtar i kopshtit zoologjik, i cili nuk ka treguar simptoma.
“Kjo është hera e parë që nga dikush nga ne në botë vendoset në dijeni se një person infekton një kafshë”-tha të dielën Paul Calle, shefi veterinar i kopshtit zoologjik.“Ne e testuam Nadian me kujdes dhe do të sigurojmë që çdo njohuri të marrë në lidhje me Covid-19, të kontribuojë në kuptimin e vazhdueshëm të botës për këtë virus të ri”-tha më tej Calle.
Veterinerja dhe studiuesja klinike në Universitetin e Kembrixhit, Sara Caddy, shprehu habi për rastin në fjalë. “Ishte surprizuese fakti që tigri është infektuar me dikë që supozohet se nuk ka patur kontakte të ngushta dhe të vazhdueshme”– tha ajo për BBC.
Nadia, motra e saj Azul, dy tigrat Amur dhe tre luanët afrikanë që shfaqën simptoma, pritet të shërohen plotësisht, ndonëse shefi veterinar u shpreh se nuk dihet se si zhvillohet virusi në kafshë si tigri dhe luani, pasi specie të ndryshme mund të reagojnë ndryshe ndaj infeksioneve të reja.
Të katër kopshtet zoologjike në New York, përfshirë këtu edhe kopshtin zoologjik të Bronx, janë mbyllur për publikun që nga data 16 mars.
Çfarë dimë për kafshët dhe virusin?
Koronavirusi u zbulua së pari tek njerëzit në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar. Koronavirusi (i quajtur Sars-CoV-2) mendohet se e ka origjinën nga jeta e egër dhe u është kaluar njerëzve përmes një tregu të gjallë të kafshëve në Wuhan. Pandemia është udhëhequr nga transmetimi mes njerëzish, por infeksioni i tigrit Nadia ngre pyetje të reja në lidhje me transmetimin nga njeriu te kafshët dhe anasjelltas.
Deri më tani nuk ka asnjë provë që ndonjë person të jetë infektuar me Covid-19 nga kafshët, përfshirë këtu ato shtëpiaket. Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve thotë se studimet janë duke u zhvilluar për të kuptuar më shumë çështjen, si dhe nxit këdo që është sëmurë të kufizojë kontaktin me kafshët shtëpiake.
Sakaq, ekspertët kanë paralajmëruar se virusi mund të përbëjë kërcënim për disa kafshë të egra si majmunët e mëdhenj.
arkiva.fjala.al/