Spanja mesa duket nuk po gjen paqe. Numri i viktimave nga koronavirusi vazhdon të rritet. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 743 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm në 13,798 vdekje.
Ministria e shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i çështjeve Covid-19 u rrit në 140.510 nga 135.032 që ishte dje, me 3,835 raste të reja.
Spanja mbetet vendi i dytë më i prekur në botë nga koronavirusi. Vendin e parë e mbajnë SHBA-të me 367,650 të infektuar dhe 10,943 viktima. Ndërsa për numrin e viktimave sërish renditet e dyta pas Italisë.