Bhasha Mukherje e cila u kurorëzua “Miss Anglia” në vitin 2019 është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar karrierën e saj si mjeke mes pandemisë së coronavirusit.

E ftuar të jetë ambasadore për disa bamirësi, Mukherjee kishte planifikuar të vë stetoskopin e saj dhe të përqëndrohet në punën humanitare deri në gusht të këtij viti. “Më ftuan në Afrikë, në Turqi, pastaj në Indi, Pakistan dhe disa vende të tjera të Azisë për të qenë një ambasadore për punë të ndryshme bamirësie”

Por, ndërsa situata e coronavirusit u përkeqësua në Britani të Madhe, 24-vjeçarja po merrte mesazhe nga ish-kolegët e saj mjekë pasi kishte studjuar për mjekësi duke i thënë asaj se sa e vështirë ishte situata për ta.

“Nuk ka kohë më të mirë për mua që të jem Miss Anglia dhe të ndihmoj Anglinë në një kohë nevoje”, shton më tutje Bhasha. Mukherjee është duke u izoluar për një deri në dy javë derisa të mund të kthehet të punojë si mjeke në spitalin ‘Pilgrim’.