Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë prekur masivisht nga Covid-19. Deri në këtë moment numërohen 12,911 viktima nga koronavirusi, sipas statistikave nga universiteti John Hopkins.
Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar 399.929, duke qenë vendi i parë në botë për numrin e rasteve.Kjo përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera amerikane, si dhe të gjitha rastet e riatdhesuara.
Ëyoming është i vetmi shtet në SHBA që nuk ka raportuar për viktima nga koronavirusi.
Presidenti amerikan Donald Trump tha për Fox News se ai do të donte të fillonte të mbështeste ekonominë, duke hapur të gjitha bizneset në vend menjëherë.
Por kjo nuk do të jetë e mundur për më shumë kohë pasi kriza e pandemisë po vijon.