Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ju ka bërë thirrje qytetarëve të Shkodrës të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka zhvilluar sot një komunikim me kryetaren e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, duke e falenderuar për masat e marra.
“Kënaqësi që takova (virtualisht) Voltana Ademin. Ju falënderoj që keni marrë të gjitha masat për t’i mbajtur qytetarët e Shkodrës të sigurt dhe të shëndetshëm. Pres t’ju vizitoj nga afër sa më shpejt të jetë e mundur, por për momentin, të gjithë le të rrinë në shtëpi”, thekson ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.