Shkencëtarët kanë realizuar një video e cila tregon se si tështima e një të infektuari me koronavirus mund të përhapet në largësi të madhe në ambiente të mbyllura.
Bazuar në studimin e ekspertëve të Universitetit të Asltos në Finlandë, koronavirusi mund të përhapet në ajër nëse një i infektuar kollitet apo tështin në ambient të mbyllur duke rrezikuar të infektojë edhe të tjerë.
“Dikush i infektuar nga koronavirusi, mund të kollitet dhe të ecë larg, por pastaj të lërë pas grimcave jashtëzakonisht të vogla aerosoli që mbajnë koronavirusin.
Këto grimca më pas mund të përfundonin në traktin respirator të të tjerëve në afërsi”, thaVille Vuorinen, asistent profesor i Universitetit Aalto.
Duke marrë parasysh faktorë si ventilimi brenda dyqane, ekspertë nga Universiteti Aalto, Qendra Kërkimore Teknike e VTT e Finlandës dhe Instituti Meteorologjik finlandez secili kryen modelimin në mënyrë të pavarur, duke përdorur të njëjtat kushte fillestare.