Rohit Thawani – The Guardian
Prej kohësh yjet e Hollivudit dhe jo vetem janë përshirë në kauza me interes global si uria në Afrikë duke prekur zemrat edhe portofolat e njerëzve në mbarë botën. Zërat e artistëve na kanë zgjuar ndërgjegjen dhe u kemi besuar këtyre filantropistëve për të na ndriçuar për çështje më të mëdha se jeta jonë e përditshme.
Sot pjesa më e madhe e botës ndodhet në karantinë në faza të ndryshme të koronavirusit dhe duket sikur ky është momenti perfekt që këta artistë të shpëtojnë sërish botën. Fatkeqësisht duket sikur tashmë e kemi lënë pas kohën e mesazheve dhe lutjeve të ndjera në rrjetet sociale.
Kur Elton John dhe disa nga muzikantët me të shquar botërorë mbajtën një koncert livestream për qëllime bamirësie, plot 8 milionë shikues e ndoqën live. Po pjesa tjetër prej 7.45 miliardë shikuesish potencialë?
Në rrjete sociale u kritikua edhe Gal Gadot apo “Wonder Woman” siç jemi mësuar ta quajmë. Ajo bashkë me disa aktorë të tjerë vendosën të bëjnë himn të situatës aktuale këngën “Imagine” te John Lenon. Ky manifestim u cilësua si i pandjeshëm nga ndjekësit duke qënë se kënga e vë theksin te mungesa e parajsës dhe sot më shumë se kurrë ata që po luftojnë këtë sëmundje kanë nevojë për shpresë.
Vanessa Hudgens nga ana tjetër na bëri të humbasim përfundimisht shpresat së këta artistë mund të kenë informacion mbi epideminë apo menaxhimin e saj. Ajo ju drejtua fansave të saj duke thënë: “Edhe në qoftë se të gjithë infektohen edhe njerëzit vdesin, kjo është e tmerrshme, por e paevitueshme.”
Mesa duket këshillat se si të ruajme linjat në kohën e pandemisë nuk arritën ta shpëtojnë botën. Po çfarë ndodh kur asnjë nuk ia vë veshin “yjeve” në një periudhë krize? Në qoftese të famshmit dhe të pasurit nuk na orientojnë në drejtimin e duhur, kush mund ta bëjë?
Në këtë peridhë pandemie “yjet” e padiskutueshëm janë mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që ndodhen në frontin e parë të luftës. Mjekët epidemiologë po thyejnë rekorde shikueshmërie. Një infemiere italiane në një nga vendet më të prekura nga koronavirusi pati shprehur me indinjim: “I jepni 1 milion euro në muaj futbollistëve dhe vetëm 1300 euro mjekëve dhe kërkuesve shkencorë. Shkoni t’ju kurojë Ronaldo tani!”
Shpresojmë që ky të jetë një moment reflektimi për të gjithë. Në këto ditë karantine të marrim kënaqesi nga koha që kalojmë më njëri tjetrin, të bëhemi më kreativë dhe te vendosim fokusin në kujdesin për shëndetin fizik dhe mendor. Po shohim sesi mungesa e aktivitetit ka pastruar ajrin dhe po ndihmon planetin të shërohet. Ndoshta ne fund të kësaj situate të gjithë do jemi me të ndërgjegjshëm, ose ndoshta e gjithë kjo do zgjasë derisa të hidhet në treg një këngë tjëtër hit, një film i shumëpritur apo një skandal i ri i “Vipave”.