Brenda 24 orëve të fundit në Spanjë kanë humbur jetën 683 persona si pasojë e koronavirusit.
Krahasuar me ditët e tjera, sot Spanja ka shënuar një numër më të ulët të të vdekurve.
Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i të vdekurve në Spanjë nga koronavirusi ka shkuar në 15.238. Ndërsa të infektuar në të gjithë territorin spanjoll janë konfirmuar afro 152.446 njerëz.
Megjithëse vihet re një rënie e epidemisë, kryeministri spanjoll i ka bërë thirrje qytetarëve të vijojnë me zbatimin e rregullave.
Zjarri filloi të vihet nën kontroll. Kjo luftë kundër virusit do të jetë një fitore totale.”- ka thënë sot Kryeministri Pedro Sanchez.