Lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri, ka folur mjeku pneumolog i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Arjan Mezini.
Në një lidhje “Skype” për News24 ai shprehet pro rritjes së testimeve ndërsa shpjegon se pse janë të rëndësishme dhe analizat për imunitetin.
Analiza për imunitetin nuk është aq e kushtueshme sa tamponi. Mund ta bënte çdo laborator. Në dijeninë time është diskutuar. Znj. Tomini u shpreh se do realizohet në laboratorin qendror që QSUT në Tiranë. Ajo tha së shpejti”, u shpreh mjeku Mezini.
Nëse po ecim drejt daljes nga pandemia, Mezini nuk jep afate por thotë se me rritjen e temperaturave infektimi do të bjerë.
“Ecuria në spitale është një indikator jo i drejtpërdrejt. Çdo epidemi, kur shfaqen rastet që duhet të shkojnë në spital, një virus e ka bërë xhiron në popullatë. Tregues i mirë është që në 2-3 ditët e fundit kemi pasur shumë pak shtrime. Është një virus i ri, thuhet se do bashkëjetojë me në me muaj. Duket qenë virus respirator, infektimi do bjerë me rritjen e temperaturave. Por duhet të jemi prapë më të kujdesshëm, jo më grumbullime masive dhe të kemi medikamente më efikase. Terapia është individuale sepse jo çdo medikament mund të përdorësh tek të sëmurët me sëmundje kardiovaskulare”, deklaroi ai.