Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar rekord të konsumit të marijuanës në muajin mars.
Agjencia “Bloomberg” citon një sondazh të Coëen&Co mbi 2500 persona, 33% e të cilëve pranoi se ka provuar ditët e fundit kanabis për herë të parë, përqindje kjo rekord krahasuar me periudha të tjera.
Në muajin mars, 12.8% e të pyeturve pranoi se ka përdorur marijuanë edhe kjo një tjetër shifër në rritje krahasuar me vitin paraardhës.
Shitjet arritën rekord sepse amerikanët morën marijuanë rezervë për shkak të karantinës.