Numri i personave që kanë vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën, e ka kaluar shifrën e 110 mijë personave.
Gjithsej 110.075 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 1,797,518, sipas faqes së internetit “Ëorldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 20.637 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 19,468 viktima, Spanja me 16.972, Franca me 13.832, Britania me 9.875, Irani me 4.474 dhe Belgjika me 3.600 të vdekur nga COVID-19.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 3.339 të vdekur.
Vendet e tjera me më së shumti viktima në botë janë Gjermania me 2.871, Holanda me 2.737, Brazili me 1.141, Turqia me 1.101 dhe Zvicra me 1.081 të vdekur.
Vendi ynë, deri në këtë moment regjistron 466 të infektuar dhe 23 viktima.