Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një milioner ka shkatërruar makinën e tij luksoze duke u aksidentuar në një rrugë krejtësisht të boshatisur në Manhatan.
Sipas mediave amerikane, 33-vjeçari Benjamin Chen ishte nën efektin e drogës kur humbi kontrollin e mjetit Porsche Mirage GT, që kushton 750 mijë dollarë, dhe u përplas me një makinë të parkuar anës rrugës.
Në momentin e aksidentit, burri tentoi të largohej nga vendi i aksidentit por u ndalua nga policia dhe u arrestua.