Koronavirusi nuk di të ndalet. Shifrat rriten ndjeshëm nga dita në ditë në të gjithë botën. Aktualisht SHBA ka numrin më të madh të të infektuarve e ndjekur nga Italia, Spanja dhe Franca.
Deri më tani në mbarë botën me COVID-19 janë prekur 1.853.464, ndërsa 114.254 kanë humbur jetën.
Megjithatë edhe numri i atyre që janë shëruar është relativisht i lartë, ku deri më tani ka shkuar në 423.721 persona që janë shëruar në mbarë botën nga koronavirusi.
Në SHBA janë infektuar 560.433 persona, kurse 22.115 të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi. Në Itali kanë humbur jetën 19.899 dhe 156.363 tjerë janë prekur me COVID-19.
Britania e Madhe është gjithashtu një nga vendet më të prekura nga Covid-19, ku numërohen 84.279 të infektuar dhe 10.612 të vdekur.