1000 vdekje të paregjistruara të pensionistëve nga koronavirusi. Këto janë shifrat e publikuara sot në Mbretërinë e Bashkuar.
Deri më tani bëhet me dije se kanë humbur jetën 100 të moshuar, por statistika e vërtetë mbetet ende e panjohur pasi nuk janë komunikuar viktimat që vdiqën në shtëpi apo në azil, por vetëm ata në spital.
Raportohet se 300 të moshuar me simptoma të koronavirusit mund të kenë vdekur në shtëpitë e kujdesit të Skocisë, sipas drejtuesve të industrisë.
Ai paralajmëroi se shtëpitë e kujdesit po përballen me një ‘tsunami’ të vdekjeve.
Një zëdhënës i Inspektoratit të Kujdesit tha: ‘Inspektorati i Kujdesit po punon ngushtë me partneritetet shëndetësore dhe të kujdesit shoqëror, udhëheqësit e industrisë së kujdesit dhe qeverinë skoceze për t’u siguruar që të moshuarit të marrin mbështetjen që u duhet gjatë pandemisë..arkiva.fjala.al/Burimi:DailyMail