Një 39-vjeçare nga Istogu e infektuar me koronavirus, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur Haki Rugova,kryetari i Istogut.
“Po sot ka ndërruar jetë”, tha shkurtimisht ai për Telegraf.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacientja ishte operuar dhe vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.
“Sot me datë 13.04.2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transformuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19. E njëjta përveç COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese”, njofton Ministria e Shëndetësisë.