Angela Primachenko është një ndër personat e prekur nga Koronavirusi, për më tepër ajo ishte shtatzënë. Për shkak se situata u përkeqësua ajo u detyrua që të futej në kujdes intensiv dhe ka qenë e intubuar.

27-vjeçarja më në fund ka dalë nga intubimi dhe është rikthyer në shtëpi. Por, në momentin që ajo është zgjuar ka parë që barkun e rrumbullakosur nuk e kishte më dhe nuk dinte asgjë se çfarë kishte ndodhur.

Ajo ka lindur fëmijën e saj në spitalin ku punon si terapiste respiratori.Primachenko nuk e ka idenë sesi e mori virusin sepse thotë se asnjë nga familjet e saj nuk ka testuar pozitive. Ajo thotë se i kishte marrë të gjithë masat e duhura në lidhje me pandeminë.