Organizatorët e kanë shtyrë festivalin muajin e kaluar, duke thënë se synojnë ta organizojnë atë në qershor ose korrik të këtij viti. Por përmes një deklarate të përditësuar, ata thanë se ky plan “nuk është më opsion”, pasi Franca i ka zgjatur këtë javë masat e izolimit deri më 11 maj.

“Është vështirë të supozohet se Festivali i Kanës mund të mbahet këtë vit në formën e tij origjinale”, thanë ata. Festivali prestigjoz i Kanës fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej nga data 12 deri më 23 maj.
