Në këtë javë me vështirësi ekstreme në Itali, në luftën ndaj pandemisë Covid-19, përpjekja e stafit shëndetësor nëpër spitale shkon përtej kujdesit të thjeshtë.
Ka edhe nga ata mjekë që nuk bëjnë diferencime mes pacientësh.
Pierlugi Alfieri, hematolog i spitalit të Reggio Emilia-s, zgjodhi të hënën e Pashkëve për t’u qendruar pranë njerëzve që po përballen me sëmundjen e kancerit duke performuar në korridoret e departamentit të hematologjisë këngën e Diodato-s, “Bëj Zhurmë”, fituese e Festivalit Sanremo 2020.
“Në një departament hematologjie çdo ditë jetohet në izolim dhe distancim, jo vetëm në kohën e koronavirusit, në mënyrë që të mbrojmë personat me leukemi, limfoma dhe mieloma nga rreziqet infektive gjatë një periudhe delikate të trajtimit. Doja thjesht të kontribuoja në mënyrë modeste për të gjithë ata që ndjejnë mall për të dashurit e tyre”-shprehet Alfieri për mediat italiane.
Në videon e bërë tashmë virale, Alfieri shihet me një kitarë në dorë, teksa mban veshur uniformën përkatëse, maskë dhe doreza.
Risjellim në vëmendje se rastet me Covid-19 vazhdojnë të ulen në Itali edhe pse numri i viktimave mbetet i lartë. Të martën u raportuan mbi 2900 të infektuar të rinj, për një total prej më shumë se 162 mijë personash.
https://www.facebook.com/284515247529/posts/10158131310022530/?vh=e&d=n
arkiva.fjala.al/