Mijëra demonstrues u mblodhën të mërkurën në kryeqendrën e shtetit të Miçiganit në SHBA, për të protestuar kundër urdhrave të qëndrimit në shtëpi, të imponuara nga guvernatorja Greçen Uajtmer për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Trafiku rreth godinës së pushtetit lokal të Lensing, u bllokua për orë të tëra nga tubimi, i quajtur “Operation Gridloc”, dhe u organizua nga Koalicioni Konservator i Miçiganit, për të sfiduar masat e distancimit social të guvernatores demokrate, që janë ndër më të rreptat në vend.
Miçigani është përballur me një nga nivelet më të larta të intektimeve në vend, me më shumë se 27.000 raste të konfirmuara dhe gati 1.800 të vdekur nga Covid-19, sëmundja tepër ngjitëse e mushkërive e shkaktuar nga virusi. Por reagimi kundër udhëzimit për të qëndruar në shtëpi nga Uajtmer, të cilin javën e kaluar ajo vendosi që ta zgjasë deri në fund të prillit, ndërsa përforcoi masat e rendit publik, ka marrë shumë ngjyra politike.
Kritikët e Uajtmer, që shihet gjerësisht si një bashkëpunëtore e mundshme e Xho Bajden në garën brendapartiake për kandidate presidenciale, kundërshtojnë ato që ata i quajnë mospërputhje dhe tejkalim të reagimit të saj ndaj krizës së shëndetit publik.
Ajo është ndërkohë bashkëdrejtuese e fushatës së Bajden, dhe më herët ka tërhequr vëmendjen kombëtare kur debatoi pubklikisht me presidentin republikan Donald Trump për përhapjen e koronavirusit në shtetin e saj.
Urdhri i saj i fundit ekzekutiv, i ndalon banorët që të dalin nga shtëpitë e tyre apo të përdorin motoçikletat, si dhe ndalon shitjen me pakicë të orendive shtëpiake, furnizimin e kopshteve, ndësa lë hapur dyqanet ku mund të blihet marijuanë.
Miçigani është një nga 42 shtetet, ku guvernatorët i kanë porositur banorët të qëndrojnë brenda shtëpive, përveçse daljeve të nevojshme si pazare ushqimore apo vizita tek mjekët, ndërsa janë mbyllur shkollat, universitetet dhe bizneset jo thelbësore.
Megjithëse kufizimet e jashtëzakonshme që janë vendosur për të zvogëluar përhapjen e virusit, këto masa kanë bllokuar ekonominë, duke lënë pa punë miliona punëtorë, duke rrënuar tregjet financiare, dhe duke çuar në parashikime për një recesion të madh ekonomik.
Trump, që para pandemisë e cilësonte të kënaqshme rritjen ekonomike të SHBA-së, si një nga shtyllat kryesore ku do ta bazonte rizgjedhjen e tij në 3 nëntor, ka ushtruar presion për rihapjen e tregtisë, pavarësisht se autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se duke vepruar kështu para kohe, rrezikohet një ringjallje e epidemisë.
Debati rreth asaj se si dhe kur duhet rihapur ekonomia, ka sjellë fërkime midis Trump dhe shteteve, veçanërisht midis qeveritarëve lokalë demokratë, të cilët ai i quajti “sabotatorë”. Tubimi i zjarrtë por paqësor i mesditës në Lensing, përfshiu të paktën 2.000 automjete të mbushura me protestues.
Rreth 100 të tjerë erdhën në këmbë, disa me flamuj famerikanë apo banderola me sloganin “Mos bëj Pazar mbi mua”. Disa të tjerë mbanin veshur kapele të kuqe të fushatës së Trumpit për këtë vit. Ata protestuan pa maska në fytyrë, dhe duke mos respektuar asnjë udhëzim të distancimit social.
Turma përfshinte anëtarë të milicisë dhe individë që mbanin pushkë sulmi dhe armë të tjera, një pasqyrim ky i ligjeve liberale mbi armët e zjarrit në Miçigan. Në këtë protestë u bë thirrje “ për “izolimin” e gurvenatores, një thirrje që u bë pjesë e tubimeve të fushatës së Trump, dhe që fillimisht iu referuan rivales së tij demokrate në vitin 2016, Hilari Klinton. Uajtmer mbrojti të mërkurën në CNN natyrën e rreptë të urdhrave të saj të qëndrimit në shtëpi. “Ne duhet të jemi vërtet agressivë kur bëhet fjalë për të shpëtuar jetë”- tha ajo.
S.T