Vera po afrohet dhe temperaturat po rriten, pavarësisht se na pëlqen të ekspozohemi në diell nuk duhet të harrojmë se temperaturat e larta e dëmtojnë lëkurën tonë duke na sjell probleme nga më të ndryshme.

Rrezet më dëmtuese janë nga ora 11-16. Mundohuni të qëndroni brenda ose në hije gjatë këtyre orëve. Lëkura dëmtohet në më pak se 15 minuta nga dielli,dhe kjo vihet re plotësisht pas dymbëdhjetë orëve. Retë nuk ju mbrojnë nga efektet e dëmshme të diellit.
1-Mbani syze dielli
2-Kremin kundra diellit përdoreni 30 minuta para se të dilni nga shtëpia
3-Evitoni lëvizjet nga ora 11 deri në orën 16
4-Vishuni lehtë, dhe tregoni kujdes për fëmijët deri në moshën 10 vjeçare
5-Fëmijët deri në 6 muaj, nuk duhet të lyhen me vajra
6-Mbani gjithë kohën ujë mineral me vete (ndihmon në qarkullimin e gjakut)
7-Shtojini menysë së përditshme sa më shumë sallata dhe lëngje
8-Uji i detit bën mirë për gjëndrat tiroide
9-Nxehtësia e verës kuron veshkat
-30 minuta para se të dilni nga shtëpia, duhet të përdorni kremin kundër diellit. I cili sipas mjekëve duhet vënë në të gjithë trupin, jo vetëm në fytyrë.
-99 për qind mbrohen sytë nga syzet e diellit, pikërisht për këtë arsye, rekomandohet që të gjithë njerëzit, pavarësisht nga grupmosha duhet të përdorin syze gjatë ditës, madje edhe vjeshtë dhe në dimër.