Kryetarja e LSI-së nuk është treguar aq e kujdesshme sa nevojitet në këtë situatë pandemie. Ajo është fotografuar sot duket bërë pazar në një prej dyqaneve të Tiranës, pak orë përpara se të aplikohej izolimi i karantinës për të gjithë qytetarët.
Por ajo që bie në sy është fakti që Monika Kryemadhi nuk mban një maskë mbrojtëse dhe as doreza teksa përzgjedh frutat dhe perimet. Ndonëse nuk është një kërkesë e detyrueshme me ligj, mjekët kanë kërkuar vazhdimisht nga qytetarët që të përdorin maska dhe doreza kur dalin nga shtëpia apo kur janë në ambiente të tilla si dyqanet, për të qenë sa më të mbrojtur nga virusi.
Kujtojmë se bashkëshorti i Kryemadhit, Presidenti Ilir Meta është ndër të parët që ka kryer testin e COVID-19, pasi frekuentonte të njëjtën palestër me ‘pacientin 0’ që u identifikua në Shqipëri. Rezultetet për Presidentin dolën negative.
